Virale: Nëna iu tha protestuesve që ia trembën fëmijën, ata nisën këngën “Baby Shark” (Video)

Virale: Nëna iu tha protestuesve që ia trembën fëmijën, ata nisën këngën “Baby Shark” (Video)

Pas ditësh të tëra protestash në Liban mbi ekonominë e shkatërruar, një moment i veçantë çlirues ndodhi në formën e një kënge fëmijësh.

Eliane Jabbour po ngaste veturën e saj përmes Distriktit Baabda, në jug të Beirutit, kur një turmë protestuesish e rrethuan veturën e saj. Djali i saj pesëmbëdhjetë muajsh, Robini, ishte me të, shkruan CNN, përkthen Periskopi.

“Iu thashë, e kam një fëmijë me vete, mos bëni shumë zhurmë,” tha nëna e re.

Ky ishte momenti kur protestuesit nisën ta këndonin këngën “Baby Shark,”, e cila është bërë himn i fëmijëve të vegjël anë e mbanë botës.

https://www.facebook.com/elianoyano/videos/10156204330376595/

“Ishte shumë spontane kjo gjë,” tha Jabbouri. “Atij i pëlqeu ajo këngë. Ai e dëgjon atë këngë shumë e shumë herë në shtëpi dhe qesh.”

Videoja në fjalë bëri xhiron e botës menjëherë.

Ndryshe, protestuesit në Liban po kundërshtojnë taksat e reja dhe ekonominë e rrënuar të vendit të tyre. /Periskopi

Shpërndaje në: