Virologët: Dielli mund ta vret koronavirusin për 30 minuta

Periskopi.com Shëndeti

Rrezet e diellit mund të vrasin koronavirusin në vetëm 30 minuta, sipas një studimi të ri.

Virologët zbuluan se drita e fuqishme ultravjollcë (UV) mund të shkatërrojë 90 përqind të Covid-19 që dilte nga kollitja ose teshtitja në një sipërfaqe për vetëm gjysmë ore, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Studime të ndara veç e veç kanë pohuar se dielli mund të vrasë pothuajse plotësisht pjesët e virusit që qëndrojnë në ajër në vetëm gjashtë minuta.

Virusi që shkakton sëmundjen Covid-19 – i quajtur SARS-CoV-2 – është i mbuluar në një shtresë mbrojtëse që degradon në ekspozim të rrezeve të diellit. Drita UV do të shkatërrojë materialin e tij dhe do ta lërë virusin të ekspozohet, të thahet dhe të kalbet në diell.

Disa shkencëtarë gjithashtu besojnë se vitamina D, e krijuar në trup kur i ekspozohet rrezet e diellit, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në luftimin e viruseve.

Studiuesit thonë se të qëndruarit jashtë iu mbron më shumë sesa të qëndruarit brenda.

Shpërndaje në: