Virusi që vret kancerin tregon shenja premtuese për pacientët, rrëfehet i shëruari

Virusi që vret kancerin tregon shenja premtuese për pacientët, rrëfehet i shëruari

Një lloj i ri i terapisë kundër kancerit gjatë së cilës përdoret një virus i zakonshëm për t’i infektuar dhe shkatërruar qelizat e dëmshme, është duke treguar shenja premtuese në testimet në fazë të hershme tek njerëzit, pohojnë shkencëtarët britanikë, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Kanceri i një pacienti u zhduk, kurse tek të tjerat, tumori i tyre u tkurr.

Ilaçi është një formë e dobësuar e virusit të plagëve të ftohta- herpes simplex- që është modifikuar për t’i vrarë tumoret.

Do të nevojiten studimet më të gjata dhe më të mëdha, por ekspertët thanë se injektimi mund të ofrojë përfundimisht një mënyrë shpëtimi për më shumë njerëz që kanë kancer të fazës më të zhvilluar.

Kryzsztof Wojkowski, një 39-vjeçar nga Londra me profesion prej ndërtuesi, është një nga pacientët që mori pjesë në fazën e parë të testimit të sigurisë, të kryer nga Instituti për Hulumtime të Kancerit dhe nga Fondacioni Mbretëror  Mardsen NHS.

Në vitin 2017, ai ishte diagonstikuar me kancer në gjëndrat pështymore, afër gojës dhe, pavarësisht nënshtrimit të një operacioni dhe tretmaneve të tjera gjatë asaj kohe, kanceri i tij vazhdonte që të rritej.

“Më thanë se për mua nuk kishin mbetur opsione dhe se unë po pranoja përkujdesje për herë të fundit. Ishte shkatërruese, prandaj ishte e pabesueshme që po më jepej mundësia për t’iu bashkuar testimit”.

Një trajtim i shkurtër me terapinë e virusit- që është një version i modifikuar i virusit herpes, i cili në kushte normale shkakton plagë të ftohta- duket se ia ka larguar kancerin.

“Merrja injeksione çdo dy javë për pesë javë të cilat e zhduken plotësisht kancerin tim. Unë jam shëruar nga kanceri tash e dy vjet”, tha ai.

Injeksionet, që jepen direkt në tumor, sulmojnë kancerin në dy mënyra-  duke u futur në qelizat kancerogjene dhe duke bërë që ato të pëlcasin dhe duke aktivizuar sistemin imunitar.

Rreth 40 pacientë e kanë provuar tretmanin si pjesë e testimit. Disave iu dha injeksioni me virus, i quajtur RP2, pa ilaçe. Të tjerët kanë marrë edhe një ilaç tjetër kundër kancerit- i quajtur nivolumab.

Rezultatet, të prezantuara në një konferencë mjekësore në Paris, tregojnë se:

Tre nga nëntë pacientët që kanë marrë vetëm RP2, ku përfshihet Krysztof, patën tkurrje të kancerit

Shtatë nga 30 pacientët që patën përzierje të trajtimit, duket se kishin përfituar nga ai

Efektet anësore, siç është lodhja, përgjithësisht ishin te lehta

Kreu i hulumtimit, profesori Kevin Harrington, tha për BBC se rezultatet e trajtimit që u panë ishin “vërtet mbreslënëse” përgjatë një radhe të kancereve të avancuara, përfshirë kancerin e gurmazit dhe të një kanceri të rallë të syrit.

“Është e rrallë që të shihen përqindje të tilla të mira të reagimit në fazat e hershme të testimeve klinike, teksa qëllimi i tyre parësor është të testohet siguria e trajtimit dhe ato përfshijnë pacientë me kancere shumë të avancuara për të cilët trajtimet e tanishme nuk janë duke funksionuar”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët kanë përdorur një virus për të luftuar kancerin. NHS, sistemi shëndetësor britanik, kishte miratuar një trapi që mbështetej në virus të ftohtë, për kancer të avancuar të lëkurës.

Dr. Marianne Baker, nga Qendra për Hulumtime të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se gjetjet inkurajuese mund të ndryshojnë kursin e trajtimit të kancerit. /Periskopi/

Shpërndaje në: