Visar Azemi: Kjo përkrahje e madhe tregon se Gjilani ka zgjedhur LDK-në dhe “Rrugën e Re”
Visar Azemi i LDK-së pas një tubimi që mbajti partia e tij në Gjilan tha se përkrahja që gjetën atje e tregon se “Gjilani ka zgjedhur LDK-në”.
Ai tha se atje u bë “një pritje madhështore për ‘Turneun e Ndryshimit’”.
“Kjo përkrahje e madhe për LDK-në, tregon se Gjilani ka zgjedhur LDK-në dhe “Rrugën e Re”, sepse “Rruga e Re” është zgjidhja për të ardhmen. ‘Turneu i Ndryshimit’ vazhdon, sepse rruga përpara është plot sfida, por edhe mundësi të mëdha për progres”.
Azemi tha se me mbështetjen e tyre dhe me partinë e tij, “do të ndërtojmë një Kosovë më të fortë ekonomikisht”.