Visar Bekaj pozitiv me Covid-19, mungojnë Halimi dhe Kastrati – në stërvitjen e fundit testohen Berisha e Rashani

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur para ndeshjes me Spanjën, ku është ndalur edhe te mungesat.

Sipas tij Valon Berisha dhe Elbasan Rashani, ende nuk dihet se a do të jenë gati, por do të vendoset pas stërvitjes.

“Bekaj është ende pozitiv. Sa i përket Valonit (Berisha) dhe Ebasanit (Rashani), në stërvitjen e fundit do të shohim se si do të jetë situata e tyre që të marrim vendim”.

“Nuk është lehtë pasi mungojnë edhe Besar Halimit dhe Lirim Kastrati”.

“Shpresoj që të luajmë me Elbasanin dhe Valonin. Do të shohim si është situata e tyre dhe të marrim vendimet”, ka thënë Challandes.

Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.