Vishaj: COVID-19 po shkakton çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake

Vishaj: COVID-19 po shkakton çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake

Numri i rasteve më COVID-19 është rritur ditëve të fundit, duke bërë që të shtohet edhe apeli për kujdes nga të gjithë.

Virusi që morri shumë jetë njerëzish në mbarë botë e shkaktoi kaos shëndetësor e ekonomik, po del të jetë edhe me shumë komplikime pas shërimit të pacientëve.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka sqaruar se nga virusi më së shumti atakohen mushkëritë, por që janë vërejtur pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake.

Doktor Vishaj ka folur edhe për dozën e katër të vaksinës, duke theksuar se duhet të respektohen të gjitha rekomandimet që vijnë nga IKShPK-ja.

“Rekomandimet dhe protokollet të cilat dalin nga Instituti i Shëndetit Publik dhe rekomandimet që jepen nga Ministria e Shëndetësisë nga të gjithë ne duhet të respektohen”.

“Sëmundja e COVID-it lënë pasoja pothuajse në të gjitha organet, por më tepër lë pasoja në mushkëri. Duke shkaktuar fibrozë të mushkërive, por mund të lërë pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake”.

Rreziku i importimit të infeksionit Lija e majmunëve është një realitet, por lajm të mirë përbën fakti se të dhënat e deritashme tregojnë se ky virus nuk ka as për afërmi shpejtësi të përhapjes si të COVID-19.

Sa i përket përhapjes së lisë së majmunëve Vishaj se ka pasur vetëm një rast të dyshuar, që rezultoi negativ.

Sipas doktor Vishaj përhapja e kësaj sëmundje nuk është si COVID-19, sepse ka një shpërndarje më të vogël.

“Ende nuk kemi pasur raste të regjistruara me linë e majmunëve. Vetëm një rast që kemi dyshuar dhe ka rezultuar negativ. Edhe kjo sëmundje që është e pranishme në vende të Evropës Perëndimore paraqet sfidë për shëndetin publik”.

“Përhapja nuk është si COVID-i që ka një përhapje shumë të madhe. Të dhënat e fundit të organizatës së shëndetit publik kanë treguar se nuk është emergjente për momentin prania e lisë së majmunëve në popullatë globale në përgjithësi”./eo

 

Shpërndaje në: