Vitia e konfirmon: Komunat serbe akoma nuk raportojnë rastet me COVID-19

Vitia e konfirmon: Komunat serbe akoma nuk raportojnë rastet me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka komentuar mosdeklarimin e të infektuarve dhe të hospitalizuarve në dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, duke thënë se nuk ka akoma raportim zyrtar për arsye tash teknike dhe jo vetëm politike.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

“Në qeverisjen Kurti 1 për herë institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe kanë raportuar përditshëm edhe për numrin e të infektuarve dhe të hospitalizuarve në këto komuna. Për fat të keq pas një shkëputje disa mujore edhe te ne dhe komunat përkatëse, është bërë niveli i regjistrimi i tillë që nuk ka pas raportime në institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo vazhdon akoma. Ne kemi biseduar shumë herë me ministrin Rakiq ku përtej përditësimit dhe raportimeve që i bën gojarisht nuk ka akoma raportim zyrtar për arsye tash teknike dhe jo vetëm politike”, tha ai.

Ministri Vitia tha se me dhjetëra herë ka vizituar klinikat COVID por që nuk bëhet publike.

Ai shtoi se sa i përket variantit MU ende nuk kanë një analizë të mirëfilltë.

Vitia ka komentuar edhe protestën e somte kundër maskave, të cilët edhe kanë paralajmëruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne nuk kemi bërë vaksinimin e obligueshëm, janë edhe mundësi tjera, domethënë janë testi pisiar jo më i vjetër se 72 orë, është testi serologjik që tregon se secili pacient ose ka kaluar COVID-in ose është vaksinuar më herët që ka antitrupa për të qenë i mbrojtur, ose testet rapide dhe prapë po e përsërisë që nga të gjitha këto zgjedhje që i kanë qytetarët e Kosovës, vaksinimi është zgjedhja më e mirë, më e lirë dhe më e sigurt“, tha ai.

Shpërndaje në: