Voton Vitia: Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë, ushtrova të drejtën e votës

Voton Vitia: Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë, ushtrova të drejtën e votës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Arben Vitia, ka dalur të votoj për zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Vitia më në fund ka thyer heshtjen duke bërë paraqitjen e parë publike gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ai është parë duke votuar me bashkëshorten e tij.

Vitia nisi të flasë për motin e më pas e ndërlidhi me zgjedhjet lokalet sot.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë. I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia.

Kujtojmë se Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.

Shpërndaje në: