Vitia njofton popullatën: Do të jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-Covid

Vitia njofton popullatën: Do të jepet edhe doza e tretë e vaksinës anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se situata me pandeminë ‘po përmirësohet ditëve të fundit, por ende ka numër të lartë të viktimave’. Ai ka thënë se IKSHP ka rekomanduar edhe dozën e tretë të vasinës kundër koronavirusit, ‘sidomos për grupet më të ndjeshme’.

“Do të mbesim të përkushtuar të mbajmë nivelin stabil të stokut të vaksinave, duke qenë se do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë, sipas rekomandimeve të fundit që na kanë ardhë nga IKSHP, kurdo që shihet e domosdoshme, sidomos kjo vlenë për grupet më të ndjeshme të popullatës”, ka thënë Vitia.

“Situata epidemiologjike, edhe pse në tri katër ditët e fundit ka pasur një tendencë të rënies me një pozitivitet të rënies, vazhdon të jetë Akoma e brishtë dhe jostabile. Java e fundit jep shpresë se është një fazë qetësimi në raport me javët dhe ditët paraprake. Kemi gjendje të rënduar në spitalet tona. Rastet e shtruara sot janë të infektuar 10-14 ditë më herët, kemi akoma numër të lartë të pacientëve”, ka thënë Vitia në konferencë për media, përcjell Periskopi.

“Fatkeqësisht, ditëve të kaluara kemi pasur edhe numër të lartë të rasteve me fatalitet. Ju shpreh ngushëllimë të gjithë familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre që kanë humbur familjarët në këtë betejë. Si qeveri jemi të fokusuar që të shfrytëzojmë maksimialisht të gjitha potencialet tona që të trajtojmë me seriozitetin më të madh këtë situatë. Të dhënat e fundit nga IKSHP, ashtu sic thash na flasin për rënie të numrit të rasteve me covid19”, ka thënë Vitia./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: