Vitia: Zjarrfikësit ngjiten lart në antenë dhe heqin flamurin serb (Video)

Periskopi.com Lajme

Njësiti i zjarrfikësve në Viti ka kryer një mision të pazakontë. Atyre u është dashur të ngjiten lart në një antenë për të hequr një flamur.

Sipas portalit serb në Kosovë, Kosovo-online, një flamur serb ka qëndruar në majë të antenës, që shpërndan valë të telefonisë serbe MTS në fshatin Verbovc të Vitisë.

Por ai flamur nuk qëndron më, pasi është hequr nga zjarrfikësit, të cilët kryejnë aksione të tilla në lartësi. Sipas kësaj medie, edhe policia e Kosovës ka qenë aty.