Vizioni i Celinës është thjesht nivel tjetër: Asistim maestral për Ispwichin

Vizioni i Celinës është thjesht nivel tjetër: Asistim maestral për Ispwichin

Bersant Celina ka realizuar një asistim brilant në triumfin e Ispwich Townit.

Ipswich ka shënuar fitore 2:1 në përballje me Accrington, në një ndeshje ku produktiv ishte edhe mesfushori kosovar, Bersant Celina.

Lojtari i kombëtares së Kosovës bëri një asistim në golin e parë të Ipswich, në minutën e 23’ shkruan lajmi.net.

Asistimit të Celinës iu përgjigj Burns, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Por, mënyra se si Celina eliminoi gjithë mbrojtjen e kundërshtarëve është brilante. Shikoni videon më poshtë.

Shpërndaje në: