Vizita e Ramës në Prishtinë, policia bllokon rrugën “Agim Ramadani”

Vizita e Ramës në Prishtinë, policia bllokon rrugën “Agim Ramadani”

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Prishtinë ka bërë që Policia e Kosovës të bllokojë njërin krah të rrugës “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i Mensës së Studentëve deri të Ministria e Arsimit.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit deri te objekti i Qeverisë së Kosovës rruga është e bllokuar në të dy drejtimet.

Po ashtu, vizita e kryeministrit shqiptar ka bërë që të ketë më shumë prezencë të zyrtarëve policorë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Për pak pritet që Rama të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës nga Shtetet e Bashkuara pas qëndrimit atje në kuadër te punimeve të Asamblesë së OKB-së.

Kreu i ekzekutivit shqiptar do të pritet me nderime shtetërore ndërsa në agjendë janë paraparë takime me kryeministrin Kurti dhe liderë opozitarë, por jo edhe me kryekuvendarin Konjufca dhe presidenten Osmani./kp/

 

 

Shpërndaje në: