Vizita faktike e Putinit në Iran: Filloi duke qaluar në aeroport, përfundoi duke e pritur Erdoganin

Vizita faktike e Putinit në Iran: Filloi duke qaluar në aeroport, përfundoi duke e pritur Erdoganin

Ky ishte vlerësimi i Vladimir Putinit ndaj situatës në Siri pas bisedimeve me liderët e Turqisë dhe të Iranit. Analizoni gjuhën e tij në Teheran.

“Kriza siriane mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet diskutimeve politike dhe diplomatike… duke u bazuar fuqishëm në parimet bazike në respektim të sovranitetit, pavarësisë, uniteti dhe integritetit territorial”.

Ky është Vladimir Putini i njejtë, që pesë muaj më parë, pushtoi Ukrainë: pa nevojën e bisedimeve për të respektuar sovranitetin e një vendi, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial.

Dallimi? Siria ka një lider pro-rus, presidentin Bashar al-Assad, të cilin Kremlini ishte i vendosur ta mbante në pushtet. Jo edhe aq shumë nëpërmjet “masave politike dhe diplomatike”, por duke dërguar atje ushtrinë ruse për të ndihmuar atë të rifitonte territorin e humbur.

Ukraina, megjithatë, ka një lidership pro-perëndimor që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që dëshiron të sigurohet që Ukrainë kurrë nuk do të rikthehet në orbitën e Rusisë.

Pushtimi rus ka nxitur dënimin ndërkombëtar dhe një cunami të sanksioneve kundër Moskës. Në Perëndim, Rusia është duke iu afruar statusit ‘pariah’.

Për Kremlinin, samiti në Teheran ishte një mundësi për të dëshmuar që, pavarësisht tentimeve për të izoluar Rusinë, ajo ruan ndikimin e saj gjeo-politik. Nuk ka shumë vende në botë që presidenti Putin mund të bëj deklarata publike për të mbështetur “operacionin e tij special” në Ukrainë. Teherani është një nga to.

“Në rastin e Ukrainës, nëse ju nuk do të merrnit iniciativën, atëherë pala tjetër do të merrte dhe do të nxiste luftën”, i tha presidentit rus lideri suprem i Iranit, Ali Khameni.

Pra, në Teheran, Rusia dëshmoi qëllimin e saj se mund të merrë ndihma nga miqtë e saj të mbetur? Washingtonit nuk i bëri përshtypje.

“Kjo vizitë tregon se në çfarë shkalle Putin dhe Rusia janë izoluar. Tani, ata duhet t’i kthehen Iranit për ndihma”, tha John Kirby nga Shtëpia e Bardhë.

Përveç kësaj, presidentët Putin dhe Erdogan nuk u shfaqën aq të afërt siç pritej. Lideri i Kremlinit u pa duke e pritur për disa sekonda homologun e tij turk.

“Operacioni special ushtarak” i Moskës nuk ka shkuar sipas planit, por Vladimir Putin duket i bindur se në Ukrainë si dhe në Perëndim ai do të arrijë një lloj të fitores./BBC/Periskopi/

Shpërndaje në: