Vizita në SHBA/ Fotografi i kryeministrit Kurti i shpenzoi Kosovës së varfër buxhet mbi 9 mijë euro

Vizita në SHBA/ Fotografi i kryeministrit Kurti  i shpenzoi  Kosovës së varfër buxhet mbi 9 mijë euro

Hiç më pak se 36 mijë e 722 euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës vizita e kryeministrit Albin Kurti bashkë me delegacionin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Front Online, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i ka siguruar të gjitha shpenzimet që i ka bërë kabineti i Kurtit në vizitën e realizuar gjatë muajit të kaluar.

Përpos, këshilltarëve në këtë vizitë nuk kishte se si të mungonte edhe fotografi i Kurti, Patrik Domi.

Domi për nga shpenzimet radhitet i dyti pas këshilltarit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipit.

Fotografi Domi, gjithsej ka shpenzuar 9 mijë e 413.47 euro.

Më së shumti para ai shpenzoi për akomodim, gjithsej 4 mijë e 324.67 euro, shkruan Front Online.

Por, edhe për bileta shuma nuk ishte e vogël. Gjithsej 3 mijë e 47.95 euro.

Kurse, mëdtije mori 1 mijë e 963.50 euro, derisa për shpenzime tjera 77.27 euro.

 

Shpërndaje në: