Vjedhja e pulës në Prizren: Si ndodhi dhe çka bënë hajdutët me pulën që iu kushtoi 750 euro?

Vjedhja e pulës në Prizren: Si ndodhi dhe çka bënë hajdutët me pulën që iu kushtoi 750 euro?

Lajmi se tre persona janë dënuar me 750 euro gjobë për vjedhjen e një pule ka nxitur reagime të ndryshme në media nga komentues që po e cilësojnë dënimin si drakonik. Por, si ndodhi ngjarja?

Ngjarja kishte ndodhur në janarin e ftohtë të vitit 2018 në komunën e Prizrenit.

Tre personat që kanë inicialet S.L., N.M. dhe R.L., në mesnatë kishin shkuar në kotecin e qytetarit me inicialet A. F.

Dy të parët, z. S. dhe z. N. me anë të një çekani e kishin hapur drynin e kotecit të pulave, e të cilin e kishin dëmtuar. Dhe më pas, z. R. me shpejtësi rrufeje kishte hyrë brenda dhe kishte marrë një punë, përcjell Periskopi.

Ata ishin larguar me pulën nga vendi i ngjarjes.

Që të tre e kanë pranuar fajësinë për këtë vepër të rëndë, megjithëse nuk kanë treguar se çka kanë bërë me pulën që i përkiste z. A.

Nuk dihet sa ka shkuar çmimi i pulës në këtë kohë të rritjes së çmimeve.

Shpërndaje në: