Vjedhja më e madhe në histori të Serie A: Nuk ka shpjegim si CR7 nuk fitoi asnjë nga çmimet individuale

Vjedhja më e madhe në histori të Serie A: Nuk ka shpjegim si CR7 nuk fitoi asnjë nga çmimet individuale

Cristiano Ronaldo ka pasur një prej sezoneve më të mira në karrierë gjatë edicionit 2019/20.

Skuadra e Maurizio Sarrit nuk ka qenë më dominuesja në histori këtë fushatë, por kjo pak ka rëndësi pasi në fund biankonerët fituan titullin, transmeton Periskopi.

Ronaldo ishte absolutisht brilant duke shënuar 31 gola në 33 ndeshje në ligë, duke i heshtur kritikët që menduan se koha e tij kishte përfunduar.

Vec kësaj, pesë herë “Topi i Artë” fitoi më së shumti cmime “Njeriu i Ndeshjes”, realizoi 12 gola të fitores dhe pati mesataren më të lartë të vlerësimit në Itali.

Në fakt, vetëm treshja me Lionel Messin, Kevin De Bruynen dhe Robert Leëandoëskin pati vlerësim më të mirë në tërë Evropën.

Oh, dhe ai madje barazoi rekordin për më së shumti gola në një edicion në Serie A nga një lojtar i Juventusit.

Kështu që ishte absolutisht befasi që Ronaldo nuk fitoi asnjë cmim individual në fund.

Bashkëlojtari i tij, Paulo Dybala në fakt u shpall më i miri i sezonit, derisa fituesi i “Këpucës së Artë”, Ciro Immobile fitoi cmimin e sulmuesit më të mirë.

Shikoni listën e fituesve më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: