Vjen lajmi i fundit nga Britania: Fury nuk dëshiron të ndeshet më me Joshuan

Vjen lajmi i fundit nga Britania: Fury nuk dëshiron të ndeshet më me Joshuan

Një spektakël mediatik i nisur nga Tyson Fury, mori një kthesë finale, të cilën ndoshta shumica e prisnin.

Kampioni i WBC i kishte bërë një ofertë Joshuas për të aranzhuar një meç kundër tij. Kësaj oferte iu përgjigj AJ, duke pranuar gjithçka.

Por, sigurisht. Meçet nuk aranzhohen përmes ‘Twitter’. Ato, siç thoshte edhe AJ, duhet kaluar përmes zyrave të avokatëve e menaxherëve.

Tyson Fury nuk pati durim për këso procedura dhe së fundmi publikoi një video ku tha se meçi nuk do të ndodh.

“Koha ka kaluar dhe asnjë kontratë s’u nënshkrua. Është e mbyllur për Joshua, ai është jashtë”, ka thënë Fury.

“Harrojeni këtë, idiot, frikacak, body-builder. Gjithmonë e dija, gjithmonë e dija se ai s’ka përbërjen e duhur për t’u përballur me ‘Gypsy King. Paç fat me karrierën tënde deh jetën tënde”, ka shtuar mes tjerash britaniku.

AJ dhe Fury planifikonin të duelonin në dhjetor të këtij viti, në Kardif.

Shpërndaje në: