Vjen lajmi i keq për Barcelonën

Vjen lajmi i keq për Barcelonën

Luis Suarez do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, kundër Slavias së Pragës dhe Celta Vigos, shkruan Periskopi.

Barcelona humbi me përmbysje në udhëtim ndaj Levantes të shtunën mbrëma, por përveç lëshimit të tre pikëve, mori edhe një lajm të keq nga Luis Suarez, i cili u largua nga fusha në minutën e 41-të.

Sulmuesi uruguaian ka pësuar një lëndim që do ta lë jashtë ndeshjes së Champions Leagues kundër Slavia Pragës, ashtu si edhe të asaj të kampionatit ndaj Celta Vigos fundjavën e ardhshme.

Suarez ka bërë 12 paraqitje deri më tani këtë sezon për Barçën, ku ka shënuar 8 gola.

 

Shpërndaje në: