Vjen ndëshkimi nga fansat për Juventusin pasi presidenti i klubit futi në burg ultrasit e ‘Zonjës së Vjetër’

Vjen ndëshkimi nga fansat për Juventusin pasi presidenti i klubit futi në burg ultrasit e ‘Zonjës së Vjetër’

Ultrasit e Juventusit e kanë bojkotuar udhëtimin e skuadrës drejt Madridit për ndeshjen kundër Atleticos, në shenjë proteste të arrestimit të liderëve të grupit.

Biankonerët fillojnë garën e tyre në kompeticion nesër mbrëma në “ëanda Metropolitano”, por nuk do të kenë përkrahjen e pritur të fansave, transmeton Periskopi.

Sipas “Tuttosport”, ultrasit të cilët kishin blerë biletat për ndeshjen si mysafir kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi dhe të heqin dorë nga udhëtimi i shtrenjtë drejt Spanjës si pjesë e protestës kundër klubit.

Ky vendim vjen pasi 12 liderë të ultrasve të Juventusit u arrestuan ditën e djeshme për veprime kriminale, përfshirë shantazh, pastrim parash dhe dhunë.

Presidenti i Juves, Andrea Agnelli ka bashkëpunuar në investigim, duke thënë se ultrasit shantazhuan klubin duke kërcënuar se do të bëjnë thirrje raciste gjatë ndeshjeve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: