Vjen reagimi i Mendurim Hotit pasi u tha që u përfshi në një përleshje fizike në një turne futbolli të vogël

Vjen reagimi i Mendurim Hotit pasi u tha që u përfshi në një përleshje fizike në një turne futbolli të vogël

Disa nga futbollistët e Superligës së Kosovës sot kanë marrë pjesë në një finale të një turne në futboll të vogël.

Mark Milicaj (Dukagjini), Xhevdet Shabani (Malisheva) dhe Mendurim Hoti (Prishtina) ishin pjesë e këtij turneu, shkruan Periskopi.

Në mediat vendor është publikuar një video ku shfaq sulmuesin e Prishtinës, Hotin që konfrontohet me një futbollist tjetër.

Periskopi ka kontaktuar lojtari, Hoti i cili ka sqaruar gjithë situatën.

“Se di pse bohet e madhe, kur nuk ka ndodh asgjë. Jemi shtyrë si zakonisht që ndodh në futboll”, tha Hoti për Periskopin.

Shpërndaje në: