Vjen reagimi i parë nga Qeveria: Sali Berisha të vret e nxit dhunë, Basha është i pa -aftë

Vjen reagimi i parë nga Qeveria: Sali Berisha të vret e nxit dhunë, Basha është i pa -aftë

Pas përfundimit të protestës së sotme të opozitës së bashkuar e cila zgjati për gati 5 orë, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e qeverisë.

Ka qenë deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sërish ka sulmuar Sali Berishën dhe u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të ndershëm, siç i ka cilësuar, që të ndahen nga kjo e keqe.

“28 vite Sali Berisha po ai! Kur është në pushtet vret protestuesit, kur është në opozitë sulmon institucionet dhe nxit dhunën.

Vëllezër demokratë të ndershëm është koha të ndaheni nga kjo e keqe e madhe. Lulezim Basha është marionetë, është i pa-aftë, zbaton verbërisht urdhërat e Sali Berishës”, ka shkruar Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/254329085306483/

 

 

Shpërndaje në: