Vjet 117 mijë vendime gjyqësore të paekzekutuara

Para Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka raportuar sot Avokati i Popullit Hilmi Jashari.
Ky i fundit u tha anëtarëve të Komisionit se mungesa e buxhetit dhe çështja e vendosjes në objektin ku janë tani kanë qenë dy sfidat për institucionin që udhëheq.
Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore ka qenë një problem tjetër që ky institucion ka pasur gjatë vitit 2015, përderisa Jashari bëri të ditur se janë 117 mije raste të tilla në vitin e kaluar.