Vjosa Osmani denoncon në polici Gjergj Dedajn për kërcënim publik

Vjosa Osmani denoncon në polici Gjergj Dedajn për kërcënim publik

Presidentja Osmani ka denoncuar në Polici për kërcënim publik ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Mirëpo siguria e Presidentes së Kosovës siç duket është cenuar së fundmi.

Vjosa Osmani për T7 thotë se me rastin e deklaratës së ish ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Degajt, tash po merret Policia e Kosovës.

Por, ky denoncim nuk po i bën përshtypje ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Gjergj Dedaj deri në mesditë ka thënë se nuk është kontaktuar nga organet e rendit.

Ndërsa, Policia e Kosovës nuk janë përgjigjur zyrtarisht për veprimet e ndërmarra për këtë rast, megjithatë Televizioni mëson se kanë pranuar denoncimin nga zyra e Presidencës.

Gjithë kjo situatë është krijuar nga një deklaratë e ish-ambasadorit Dedaj të dhënë në emisionin “Frontal” në T7.

Shpërndaje në: