Vjosa Osmani flet për koalicionin LDK-Vetëvendosje, por ka një kusht

Vjosa Osmani flet për koalicionin LDK-Vetëvendosje, por ka një kusht

Deputetja e zgjedhur nga radhët e koalicionit LAA, Vjosa Osmani ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të këtij koalicioni me Vetëvendosjen.

Osmani tha se në një koalicion të tillë, emrat e mbiemrat për kryeministër janë të parëndësishëm, pasi sipas saj, partitë duhet të negociojnë për dallimet mes tyre.

“Më duket e parëndësishme emrat e mbiemrat kur flasim për një koalicion mes LDK’së e Vetëvendosjes. Kemi dallime të mëdha, andaj duhen negociata të gjata e të rënda, sepse LDK  nuk heq dorë nga disa orientime”, tha Osmani në “Komitet”.

Osmani tha se për të bashkëpunuar me LDK’në, Vetëvendosje duhet të distancohet nga dhuna si mjet politik.

Por sipas saj, LDK duhet të jetë e hapur për bisedime me VV’në.

 

 

Shpërndaje në: