Vjosa Osmani në Berlin, vazhdon takimet me zyrtarë gjermanë

Vjosa Osmani në Berlin, vazhdon takimet me zyrtarë gjermanë

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, po qëndron në Berlin, ku ka zhvilluar takime me deputetë të Bundestagut  e përfaqësues të CDU-së.

Në një postim në Facebook, Osmani takimet me zyrtarë të shtetit gjerman i ka quajtur të frytshme.

“Konsultime e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU, me përfaqesues te Kancelarisë e MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqerise civile. Diskutime të frytshme me deputetët Peter Beyer, Christian Schmidt, Volkmar Klein e Karl Lammers; me zyrtarët e zyrës së Kancelares, Matthias Luttenberg e Alexander Jung; me Sekretarin për Marrëdhenie me Jashtë të CDU-së, Bertil Ëegner dhe Këshilltarin për Marrëdhënie me jashtë të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski”, ka shkruar Osmani përcjell Periskopi.

Nëkryetarja  e LDK-së që ishte edhe kandidate për kryeministre nga kjo parti në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit,  ka disa ditë që po qendron në kryeqytetin gjerman. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: