Vjosa Osmani s’do të dojë t’i dëgojë fjalët që sapo ka thënë deputeti i VV-së: Disa qyqanë, Nato

Vjosa Osmani s’do të dojë t’i dëgojë fjalët që sapo ka thënë deputeti i VV-së: Disa qyqanë, Nato

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka bërë një deklaratë të çuditshme në një paraqitje televizive.

Humolli ka thënë se BE-ja vazhdimisht bën presion vetëm ndaj Kosovës sa herë që ka tensione me Serbinë, e kjo ndodh, sipas tij, sepse Kosova e ka parë gjithmonë Evropën si shpëtimtare.

Ish-kreu i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), ka shkuar edhe më tej, ku për NATO-n ka thënë se ka ndërhyrë në Kosovë pasi është nxitur nga ish-kryetari i ish-Jugosllavisë, Slobodan Milosheviqi, i cili sipas tij, ka pasur qëllim që ta humbë luftën ndaj NATO-s dhe jo ndaj shqiptarëve.

“Presioni i BE-së është gjithmonë më i madh ndaj Kosovës, për shkak se Kosova e ka konsideruar BE-në si ‘ndihmaqar’. Për mua si luftëtar konsideroj që Millosheviqi e ka nxit NATO-n të bombardojë Serbinë për të humbë luftën prej NATO-s dhe jo prej shqiptarëve. Tash do qyqana që s’kanë besuar kurrë se mund të luftojmë Serbinë, thonë se na kanë shpëtuar, tash vetvetiu kjo logjikë që na kanë shpëtuar, atyre iu jep një adut që mu sjellë në mënyrë të tillë”, ka deklaruar Humolli në një intervistë në ATV.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Humolli e ka quajtur intervenimin e NATO-së në Kosovë, intervenim “vetëm për interesa të tyre” dhe jo si intervenim humanitar, pasi ai shprehet i bindur që po të kishte qëllim për ta ndihmuar Kosovën, do ta furnizonte UÇK-në me armë.

“Unë jam shumë i bindur që ata kanë ardhur për interesat e tyre në Kosovë, sepse sikur të kishin dashur të na ndihmonin ata na kishin furnizuar me armë e municion”, ka deklaruar Humolli në intervistën televizive.

Shpërndaje në: