Vjosa Osmani: Vetëm 30% e masave të parapara në MSA-së janë zbatuar, korrupsioni ende nuk është adresuar

Vjosa Osmani: Vetëm 30% e masave të parapara në MSA-së janë zbatuar, korrupsioni ende nuk është adresuar

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani përmes një postimi në facebook, ka thënë se gjatë pjesës së parë të vitit 2016, vetëm rreth 30% e masave të parapara në MSA për këtë periudhë janë zbatuar. Ndërsa një numër i çështjeve që nuk janë adresuar kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, që nuk është vetëm kërkesë e MSA-së, por edhe kriter për liberalizimin e vizave.

“Dje, si paneliste në konferencën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian dhe GLPS, kam diskutuar rreth ngecjeve në fushën e sundimit të ligjit si pengesë kryesore për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Gjatë pjesës së parë të vitit 2016, vetëm rreth 30% e masave të parapara në MSA për këtë periudhë janë zbatuar.

Një numër i çështjeve që nuk janë adresuar kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, që nuk është vetëm kërkesë e MSA-së, por edhe kriter për liberalizimin e vizave.

Fusha e sundimit të ligjit, prandaj, mbetet parakusht për perparim në të gjitha fushat e tjera që adresohen në MSA, e në veçanti për zhvillim ekonomik”, ka shkruar deputetja Osmani.

Shpërndaje në: