Vjosa Osmanit i kërkohet të kalojë në Vetëvendosje

Vjosa Osmanit i kërkohet të kalojë në Vetëvendosje

Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme nga Kryeministri Albin Kurti, LDK ka propozuar inicimin për mocion votëbesimi ndaj qeverisë.

Kundër këtij mocioni në mbledhjen e djeshme të kryesisë së LDK-së ka votuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe ka abstenuar ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit  i qeverisë Kurti, Lumir Abdixhiku.

E dikush po e kërkon edhe kalimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja në partinë e Albin Kurtit.

Një faqe në Facebook është hapur me emrin ‘Vjosa Osmani shko me Vetëvendosje’.

Kryetarja e Kuvendit e cila në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate e LDK-së për kryeministre ka arritur të marrë 176 mijë vota më 6 tetor.

Kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi pritet që të propozojë vendimin e kryesisë së LDK-së për mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti pjesë e të cilës është dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

 

Shpërndaje në: