Vlerësim i dobët për debutimin e Leo Messit – argjentinasi nuk pati mundësi të tregonte aftësitë e tij

Vlerësim i dobët për debutimin e Leo Messit – argjentinasi nuk pati mundësi të tregonte aftësitë e tij

Lionel Messi nuk ka bërë debutimin më të mirë të mundshëm me fanellën e PSG.

Ndonëse e nisi me fitore rrugëtimin te skuadra e re, Lionel Messi nuk la diçka për t’u mbajtur mend në aspektin individual nga debutimi i tij.

Argjentinasi u fut në fushën e blertë tek në minutën e 66’, kur i mori vendin shokut të tij Neymar JR, shkruan Periskopi.

Kur gjashtë herë futbollisti më i mirë në boti zbriti në fushë, PSG printe 0:2 me golat e Mbappe dhe ritmi i lojës nuk i dha atij mundësi të tregonte shumë.

Për paraqitjen e tij debutuese me PSG, Messi është vlerësuar me notën 6.7 nga ‘Sofascore’.

Lojtari i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, me 8.5 /Periskopi/

Shpërndaje në: