Vllasaliu: AAK është parti e reformave, në qeverinë e kaluar të gjithë ministrat ishin të rinj e profesionistë

Vllasaliu: AAK është parti e reformave, në qeverinë e kaluar të gjithë ministrat ishin të rinj e profesionistë

Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ermira Vllasaliu Ratkoceri, ka thënë se partia që përfaqëson ajo është parti e reformave.

Përmes një postimit në Facebook të përcjelluar edhe me një videomesazh, Vllasaliu është shprehur se Aleanca i ka afruar mundësinë që të jetë zëri i gruas në parlament.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dëshmoi përsëri që është një parti e reformave siq e ka dëshmuar edhe në koalicionin e fundit ku të gjithë ministrat ishin të rinj dhe profesionistë!Aleanca është forca e Kosovës!”, ka shkruar Vllasaliu.

“AAK dëshiron të bëj reforma brenda partisë e ato reforma dëshiron t’i dërgojë si zë i ndryshimit në parlamentin e Kosovës”, ka shtuar me tej ajo.

Shpërndaje në: