Vlora Çitaku: E çmoj Dardan Sejdiun, do të doja t’i bashkohej PDK-së

Vlora Çitaku: E çmoj Dardan Sejdiun, do të doja t’i bashkohej PDK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë në emisionin Pressing tha se do të dëshironte që Dardan Sejdiu t’i bashkohej subjektit të saj.

Citaku ka komentuar emërimet në komunën e Prishtinës, ku është përmendur edhe emri i Dardan Sejdiut. Citaku ka thënë se për emërime duhet të pyetet kryetari i PDK-së për degën e Prishtinës, Uran Ismaili, mirëpo shtoi se e çmon Sedjiun.

“E çmoj Dardan Sejdiun, do të doja t’i bashkohej PDK-së”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se sot Periskopi ka raportuar për lakimin e emrit të Dardan Sejdiut si nënkryetar, madje ky emër edhe ka krijuar debat brenda partisë.

“Shumë persona që kanë folur kundër PDK-së, tani janë pjesë e jona dhe janë bashkuar gjatë viteve. Jemi në demokraci. Në qeveri ka shumë persona që në të kaluarën kanë qenë pjesë e jona dhe kanë folur kundër VV-së”, shtoi ajo.

Shpërndaje në: