Vlora Çitaku fton prishtinasit ta votojnë Uran Ismailin për kryetar (Video)

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka ftuar qytetarët e Prishtinës, që me 17 tetor në zgjedhjet lokale ta votojnë Uran Ismailin për kryetar.

Në një video të publikuar në Facebook, Çitaku pas  bashkëbisedimi me qytetarët thotë se e ka zemrën plot nga përgjigjet pozitive dhe mbështetja e madhe që po gëzon Urani te qytetarët e Prishtinës.

“Përfundimisht, bashkëqytetarët e mi janë përcaktuar për kandidatin që ka program, e të cilit i shkëlqejnë sytë sa herë që folë për Prishtinën.”, thotë ajo.

Nga fushata derë më derë, qytetarët janë shprehur se do ta përkrahin maksimalisht Urani Ismailin dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës.

“Ju ftoj të gjithëve që të dielën në mënyrë masovike të dilni dhe të votoni Uranin me numrin 177. Hajde ma gjallë.”, thotë Çitaku.