Vlora Çitaku për Ibrahim Rugovën: Le të kujtohet gjithmonë

Vlora Çitaku për Ibrahim Rugovën: Le të kujtohet gjithmonë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes,.

Çitaku ka thënë se Rugova do të kujtohet gjithmonë si udhëheqës paqësor i rezistencës gjatë viteve të ’90.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, Kosova humbi Ibrahim Rugovën, udhëheqësi i rezistencës paqësore gjatë viteve ’90. Le të kujtohet gjithmonë”, ka shkruar Çitaku në një postim në Twitter.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte ndërruar jetë më 21 janar 2006, pas një sëmundje të rëndë.

Shpërndaje në: