Vodhi kasafortën e xhamisë me 300 euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin

Vodhi kasafortën e xhamisë me 300 euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin

Me datën 12.06.2022 në orën 17:05, në Stacionin Policor në Prizren ka pranuar një informatë nga përfaqësuesi i monumentit fetar (xhamisë ), se është vjedhur kasaforta metalike me para, të cilat janë mbledhur nga xhemati, e që sipas tij arrin vlerën rreth 300 euro.

Policia njofton se pas një pune operativo-hetimore  në terren, ka arritur që të identifikojë të dyshuarin dhe i njëjti është futur në kërkim policor.

“Më datën 14.06.2022, rreth orës  01:45, i dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor, Veriu – Prishtinë. E. A., i datëlindjes 2004 m/sh/k”, njofton policia, transmeton Express.

I dyshuar është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, i njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit ku  ka pranuar se ka kryer veprën penale në fjalë, po ashtu ka pranuar edhe vepra të tjera të natyrës së njëjtë të veprave penale.

“Lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit  dhe me aktvendim të lëshuar, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje në: