Vogëlushi qante pas humbjes së Napolit, ylli i skuadrës i dërgon mesazh: Do të kthehesh të buzëqeshësh me ne

Vogëlushi qante pas humbjes së Napolit, ylli i skuadrës i dërgon mesazh: Do të kthehesh të buzëqeshësh me ne

Napoli nuk është duke kaluar në formë të mirë në kampionatin italian.

Së fundi, Napoli e humbi ndeshjen ndaj Fiorentinës me rezultat të psatër 0-2, shkruan Periskopi.

Një tjetër dështim i skuadrës së Gatusos që me ekipin e tij renditet në mesin e tabelës.

Në ndeshjen e fundit, kamerat kanë kapur një djalosh të vogël, që po qante pasi ekipi i tij po humbiste.

Kjo fotografi u bë virale në rrjetet sociale duke u shpërnda me të mëdha.

Tashmë, ka reaguar edhe ylli i Napolit, Insigne, që bën një gjest të madh duke i kërkuar falje djaloshit.

“Përshëndetje Mario! Unë dua t’ju uroj një ditë të mirë. Më vjen keq që filluat të qani për rezultatin. Ne ju premtojmë që nga këtu deri në fund do të kemi një kampionat të shkëlqyeshëm dhe ju do të buzëqeshni përsëri me ne! Ne po presim që të vish në stadium, një përqafim”, mbyll videon e mesazhit Insigne. /Periskopi/

Shpërndaje në: