Vojvoda: Jemi të zhgënjyer, duhet ta mshelim gojën

Vojvoda: Jemi të zhgënjyer, duhet ta mshelim gojën

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka reaguar pas disfatës së ‘Dardanëve’, 2-1, kundër Gjeorgjisë.

“Jemi të zhgënjyer, të mërzitur, nuk e kemi kryer punën që është dashur të kryejmë”, u shpreh ai.

“Shpesh nuk duhet të bësh lojë të mirë për me fitu, duhet të lësh kundërshtarin dhe të japësh gol. Ne po luajmë mirë, po krijojmë, por po kemi vështirë të shënojmë”.

“Nuk duhet të flasim, tani të stërvitemi sa më mirë, të punojmë, të mshelim gojën dhe të punojmë, kështu duhet të bëjmë. Objektivi tani të shkojmë në Greqi dhe të marrin tri pikë. Kemi parë që mundemi kundër tyre”.

Shpërndaje në: