Vokrri flet pas seancës së CAS për Kosovën

Vokrri flet pas seancës së CAS për Kosovën

Pala serbe ka paditur UEFA-n, e cila më 3 maj, në Kongresin e Budapestit pranoi Kosovën si anëtare të saj, me 28 vota pro, por kjo sipas palës serbe është në kundërshtim me statutin e UEFA-s, pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-s.

Për këtë arsye, CAS ka thirurr sot drejtuesit e Federatës Serbe dhe avokatët e tyre, derisa në seancë ishin edhe zyrtarët ligjorë të UEFA-s, por jo edhe Federata e Futbollit e Kosovës, e cila nuk është ftuar fare.

“Është mbajtur një seancë gjyqësore në të cilën ne nuk kemi qenë të ftuar, pasi Federata Serbe ka paditur UEFA-n. Ndoshta do të ishte mirë të ishim të paktën si vëzhgues, por nuk jemi ftuar. Nuk besoj se kjo çështje mund të përbëjë ndonjë shqetësim sa i përket pranimit tonë”, ka deklaruar Vokrri për “GazetaOlle.com”.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dhënë verzionin e saj, duke konfirmuar dëgjimin e palës serbe, dhe se shumë shpejtë do të dalë me një vendim.

Shpërndaje në: