Von Cramon: Me keqardhje po e them, proceset në Kosovë nuk janë transparente

Von Cramon: Me keqardhje po e them, proceset në Kosovë nuk janë transparente

Në ditën e parë, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, ndër të tjera ka kërkuar që gratë të përfshihen në procesin e dialogut me Serbinë.

Në Kuvendin e Kosovës këtë të premte po vazhdon dita e dytë dhe e fundit e takimit të VII të komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë.

Duke shtuar se proceset në Kosovë nuk po përcillen me transparencë.

“Kam mësuar nga ju zotëri Bislimi që e kushtëzon anëtarësimin në BE. Pa një marrëveshje gjithëpërfshirës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pranimi në integrimin në BE nuk mund të ndodhë”.

“Dialogu duhet të bëhet prioritet politik dhe duhet të shohim përkushtim të fuqishëm dhe Kosova të angazhohet në këtë proces që të ketë rezultatet pozitive. Prandaj ftoj autoritet dhe kryeministri e kuvendin të krijojnë platformë”.

“Është e papranueshme që asnjë grua nuk është duke negociuar në Stabilizim Asociimin. Më shumë gra në dialog janë të nevojshme menjëherë. Me keqardhje duhet të them se proceset në Kosovë nuk janë transparente”.

“Ndryshimet duhet të bëhen brenda kornizës institucionale të Kosovës për të ecur përpara për ta përmbyllur këtë dialog. Edhe pse kemi pasur mospërputhje ka sinkronizim në këtë dialog”.

“Kosova duhet të përdorë mundësisë të reja me aleat për ti shtyrë për të përmbyllur dialogun. Dialogu Kosovë serbi kërkon vullnet të madh për mbrojtje të minoriteteve. Duhet t’i respektojmë obligimet tona dhe të kërkon vizion të gjerë për të gjetur paqe për tërë rajonin. Unë jam e bindur që Kosova mund ta bëjë për shkak të qytetarëve të saj. Kosova e meriton njohjen nga të gjitha vendet”, ka deklaruar Crammon të enjten nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

 

Shpërndaje në: