Von Cramon: Samiti BE-Ballkan Perëndimor, dështim i madh

Von Cramon: Samiti BE-Ballkan Perëndimor, dështim i madh

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur dështim të madh samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, mosmarrja e asnjë veprimi pozitiv për shtetet e Ballkanit i sjell gëzim vetëm Rusisë dhe Vladimir Putinit.

“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin. U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe s’u dhanë asgjë, për asgjë. Bosnja s’e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’nisën negociatat e pranimit dhe Kosova s’mori liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shpërndaje në: