Von Cramon: S’do të ketë përparim në dialog para zgjedhjeve në Serbi

Von Cramon: S’do të ketë përparim në dialog para zgjedhjeve në Serbi

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, beson se në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm do të ketë përparim në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas saj, progresi, gjegjësisht pritjet se gjërat do të jenë më të lehta për këtë çështje, kanë të bëjnë me zgjedhjet në Serbi.

Në të njëjtën kohë, ajo thotë se është kundër bojkotit të zgjedhjeve të ardhshme në Serbi.

“Ne kemi nevojë për forca që do të jenë konstruktive dhe që do të sjellin një alternativë politike në tryezë. Një bojkot nuk është një gjë e mirë”, tha Von Cramon.

Shpërndaje në: