Von Cramon fjalë miradije për Hovenier: Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj

Von Cramon fjalë miradije për Hovenier: Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier.

Viola von Cramon shkroi në Tëitter se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili sot ia dorëzoi kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – SHBA”, shkroi ajo.

Ndërsa ambasadori Hovenier u shpreh i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së.

“Të përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve”, shkroi ambasadori amerikan në Tëitter.

 

Shpërndaje në: