Votat e Samir Ujkanit dhe Gilhas për lojtarin më të mirë në botë nga FIFA

Votat e Samir Ujkanit dhe Gilhas për lojtarin më të mirë në botë nga FIFA

Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë për vitin 2021 nga FIFA, duke mposhtur konkurrencën e Lionel Messit dhe Mohamed Salahut.

Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.

Por si votuan kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani dhe trajneri Primoz Gliha?

Të dy Ujkani dhe Gliha e kanë votuar polakun, Lewandowski si lojtarin më të mirë, kurse kanë dalluar për vendin e dytë dhe të tretë, pasi Ujkani këto dy vende i ndau për Messin dhe Salah, ndërsa Gliha për Benzeman dhe Jorghinon.

Samir Ujkani: 1) Robert Lewandowski2) Mohamed Salah3) Lionel Messi

Primoz Gliha: 1) Robert Lewandowski2) Karim Benzema3) Jorginho.

 

Shpërndaje në: