Votat e shqiptarëve e bënë kryetar kandidatin e Listës Serbe

Ish kryetari i komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq në një intervistë për Telenews.al ka treguar për prapaskenat e zgjedhjve të asaj kohe, duke shpresuar që një gjë e tillë mos të mos përsëritet.
“Sreqko Spasiq ka marrë 83 vota nga fshati Mogillë i banuar me shumicë shqiptare, në fillim nuk kam besuar, kam menduar se ka ndodhur ndonjë gabim, por për fat të keq ishte e vërtetë” thot Mirkoviq.
Mirkoviq ka thënë se Spasiqit i ndihmuan edhe disa shqiptarë të këtij fshati. Sipas Mirkoviqit, Spasiq fitoi pasi pati shumë presione dhe shantazhe.
“Ka pasur presione të ndryshme, qytetarët nuk e kanë votuar Sreqko Spasiqin nga dëshira por për shkak të presioneve” thot Mirkoviq.
Mirkoviq e ka komentuar edhe vendimin e gjykatës së Gjilanit, ku kryetari Spasiq ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“ Ai nuk i ka zbatuar vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për Shërbyesit Civil dhe të gjykatës, ai ka besuar që askush s’mund t’i bëjë asgjë, por drejtësia e dha fjalën e fundit dhe u dëshmua se ai ka keqpërdorë detyrën” thot Mirkoviq.
Sipas Mirkoviqit, të dëmtuarit Trajan Stanojeviq dhe Bozhidar Dejanoviq janë të kënaqur me vendimin e gjykatës.
Mirkoviq, shpreson që Beogradi do t’i trajtoj të gjithë serbët njëjtë e jo të bëjë dallime.
“Dua të besoj që të gjithë serbët të jenë të njëjtë, e jo disa serb të jenë të pranueshëm për Beogradin, e disa të papranueshëm” thot Mirkoviq.
Mirkoviq tha se do ti hyjë garës edhe njëherë për kryetar të Kllokotit, duke shtuar se ende është pjesë e partisë SLS.