“Voto VV, të vjen PDK gratis”: Qytetarët reagojnë me sarkazmë pas formimit të koalicionit ‘PVV’

“Voto VV, të vjen PDK gratis”: Qytetarët reagojnë me sarkazmë pas formimit të koalicionit ‘PVV’

Vetëvendosje e ka formalizuar sot marrëveshjen për koalicion qeverisës në Gjilan me Partinë Demokratike të Kosovës.

Dhe akronimi i kësaj partie është PDK, pra Partia Demokratike është PDK-ja, që ishte ofenduar me gjuhë të ashpër nga zyrtarë të VV-së të nxitur nga kryeministri Kurti tash e një dekadë.

Koalicioni me PDK-në në Gjilan pason koalicionin me PDK-në në Podujevë. Bashkëpunime me këtë parti ka pasur edhe më herët, gjetkë.

Por, si po e presin lexuesit e Periskopit një gjë të tillë?

“Voto VV, të vjen PDK gratis,” ishte një ndër komentet. Kjo frazë ishte përdorur nga VV për kohë të gjatë për LDK-në, sa herë që kjo bënte koalicion me PDK-në në ndonjë komunë.

Një tjetër madje ka vënë në pikëpyetje edhe vërtetësinë e lajmit, derisa një edhe më tjetër ka thënë që PDK ka marrë më shumë se që i takon.

Në anën tjetër, mediet nuk po dinë as s’i ta quajnë një koalicion të tillë duke qenë se të dyja mbajnë akronime pa asnjë zanore siç ishin koalicionet VAN, VLAN e PAN. Pra, që të gjitha shpëtoheshin nga AAK-ja. Një propozim për akronizimin e koalicionit mund të ishte VP? Ose edhe ViP? Ose VëP? Ose më së miri PVV?

Shpërndaje në: