Votohet mocioni i mosbesimit: Rrëzohet Qeveria Kurti

Votohet mocioni i mosbesimit: Rrëzohet Qeveria Kurti

Qeveria Kurti bie nga pushteti  me  82 për dhe  32 kundër 1 abstenim nga gjithësej 117 deputetë sa ishin në Kuvend, raporton Periskopi.

Kurti u ndëshkua nga partneri i saj LDK-ja  e cila nisi mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie që sipas tyre theu marrëveshjen e koalicionit me shkarkimin e Agim Veliut nga detyra si ministër, duke mos e hedhur në diskutim këtë gjë edhe me partnerin e tyre.

E gjithë mosmarrëveshja e këtyre dy partive shpërthej me shkarkimin e Agim Veliut nga detyra si ministër nga kryeministri Kurti, shkruan Periskopi.

Kurti shkarkimin e Veliut e arsyetoj se ky i fundit kishte përhapur panik tek qytetarët duke shprehur mendimin e tij se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për koronavirusin.

Por e gjithë kjo ishte si mbulesë e Kurtit i cili ishte duke e parë rrezikun e prishjes së koalicionit.

Ku kreu  i LDK’së   Isa Mustafa me datën  12 mars i kishte shkruar një letër Kurtit ku kërkon heqjen e taksës, brenda asaj jave ndryshe LDK’ja do të largohet nga ky koalicion. Mirëpo Kurti me 18 mars vendosi të ia kthej mesazhin Mustafës, duke e  larguar Veliun nga posti i ministrit.

Mirëpo e gjithë kjo i kushtojë VV’së me rrëzimin e Qeverisë/Periskopi

Shpërndaje në: