Votoi dy herë, arrestohet komisioneri i LSI-së në Korçë

Votoi dy herë, arrestohet komisioneri i LSI-së në Korçë

Komisioneri i LSI-së në një qendër votimi në Korçë ka përfunduar në pranga pasi rezulton se ka votuar dy herë.

Në pranga është vendosur Andimiano Ravolli, komisioner në qendrën e votimit 3736 në fshatin Barc të Bashkisë Korçë.

Burimet pohuan se Ravolli herën e parë votoi në qendrën ku ishte komisioner dhe herën e dytë ne qendrën ku ishte i regjistruar në listë. Ai po merret aktualisht në pyetje në polici.

Shpërndaje në: