Voton Fatmir Limaj: Qytetari të zgjedh atë që i fle zemra

Voton Fatmir Limaj: Qytetari të zgjedh atë që i fle zemra

Ka votuar edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj hodhi votën në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, njofton Periskopi.

“Tanimë Kosova si shembull i demokracisë në rajon vazhdon të kryejë çdo qytetar detyrën e vet. Ne po shkojmë drejt përzgjedhjes së legjislaturave lokale për katër vitet e ardhshme. Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë, e shtetndërtimit. Qytetarët mos të hezitojnë, të dalin të zgjedhin përfaqësuesin e tyre lokal në asamble komunale dhe po ashtu edhe drejtuesin e tyre për katër vjet. Besoj se qytetari do zgjedh atë që i fle zemra. Kryetari do jetë shembullor vetëm nëse qytetarët zgjedhin dhe shohin atë kryetar diçka tek vetja e tyre”, tha Limaj./Periskopi/

Shpërndaje në: