Voton kreu i PDK-së: Fituesi më i madh i zgjedhjeve do të jetë demokracia

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka votuar gjatë ditës së sotme në zgjedhjet lokale që po mbahen në Kosovë.

Krasniqi është parë në qendrën e votimit në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë së bashku me bashkëshorten e tij.

“Jam banor që me familjen time jetoj në këtë qytet dhe e dua më të mirën për të gjithë qytetarët. Unë besoj që zgjedhjet lokale janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët. Atëherë, këto zgjedhje janë për qytetarët që të japin verdiktin e tyre se kush do t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve do të jetë demokracia.