Votuesi i dëshpëruar i VV’së i thotë se do vijnë zgjedhjet, Konjufca ia kthen: Qeveria mund të mos i çojë 4 vjet

Votuesi i dëshpëruar i VV’së i thotë se do vijnë zgjedhjet, Konjufca ia kthen: Qeveria mund të mos i çojë 4 vjet

Kryeparlamentari Glauk Konjufca sonte ishte i ftuar në Debat Plus. Krejt në fund u lexua edhe  një mesazh virtual i një qytetari, votues i Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, transmeton Periskopi.

Ky qytetar i drejtohej Konjufcës me fjalët:

‘’Do të vijnë sërish zgjedhjet, do të humbni si qeveritë e kaluara. Ne votuam të bëhet më mirë, ndërsa ju vetëm më keq jeni duke e bërë’’.

E Konjufca nuk ka mohuar se Qeveria Kurti mund të mos i çojë edhe katër vjet të plota dhe se qeveritë vet shkaktojnë zgjedhje.

‘’Ti mundohesh me qenë maskimalisht në përputhje me atë që ki shpjegu më herët. E tash i ke mundësitë. Kur i ke mundësitë mundohu me punu në mënyrën më të drejtë, pa hile, pa korrupsion maksimalisht. Edhe në fund vijnë katër vite, mujnë edhe mos me shku katër. Populli të gjykon edhe ta jep vendin. Kaniherë qeveria shkakton vet zgjedhje.’’, ka thënë ai.

‘’Kosova nuk ka nevojë se u lodh shumë. Ama e di se në vende demokratike shkohet në zgjedhje për pak send.’’/PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: