Votuesi i LDK-së i shkruan letër Isa Mustafës: Republika është e rrezikuar si asnjëherë

Votuesi i LDK-së i shkruan letër Isa Mustafës: Republika është e rrezikuar si asnjëherë

I nderuar profesor Isa Mustafa, po të drejtohet një votues i LDK-së, një zë prej shumë zërave të heshtur brenda partisë, një i ri i shqetësuar prej mijëra të rinjëve të shqetësuar të këtij vendi, po të drejtohet një mësimdhënës që si shumë të tjerë e pritën ma padurim rritjen e rrogave, po të drejtohet një prind që është i shqetësuar për të ardhmën e fëmijëve të vet.

I nderuar kryetar i LDK-së, përfaqësues i partisë për bisedime me VV-në, si një personalitet i shquar, si një akademik dhe profesor i zoti, si një përson unifikues je i besuari jo i Agim Veliut as i Lutfi Hazirit por i votuesit tuaj. Zotri i nderum ju jeni i obliguar të bëni koalicion me VV-në.

Zotri i nderuar, ky nuk është zëri i vetëm një votuesi të partisë e cila shënoi 30 vjet themelim por i shumicës së votuesve të cilët i kanë dhënë besimin këtij ndryshimi.

Zotri i nderuar qytetari u përcaktua për ndryshim, andaj ndrysho, realizo vullnetin e popullit, jepi shpresë këtij populli, na jepni një motiv me besu që vërtet po bëni përpjekje për me ndryshu e për me ç’kap këtë shtet nga të paditurit dhe injorantët. Republika jonë është më e rrezikuar se kurdo herë më parë, nga njerëz që paranë publike e kanë shpenzuar pa kurrfarë kriteri e që fondin rezervë e kanë shpenzu deri nē centët e fundit. Ktheja shpresën kësaj rinije që i ka vërshu rrugët e botës. Ua ktheni dinjitetin dëshmorëve, martirëve, grave të dhunuara. Deri sot ata janë shfrytëzuar ose pēr fushatë elektorale ose për përfitime. Na jepni një shpresë të vogël, sado tē vogël me besu, ne qytetarët e thjeshtë të këtij vendi që nuk jeni vegel e askujt, që po mendoni për shtetin tonë e jo për pozitat tuaja a për benifitet tuaja. Zotri i nderum aq shumë na e kanë gërrdit këtë vend saqë edhe vet do të ikja.

Për fund i nderuar kryetar, uroj të (mos)ketë zgjedhje sepse hapur do t’i tregonit popullit se ju jeni tē njëjtë me ata të cilët para pak kohe bënit koalicione e të cilët luanin me ju sikurse vajza ime me “barbin” e saj.

Unë si votues i LDK-së nuk ju premtoj që do ta keni mbështetjen time prapë nëse zgjedhjet mbahen në një të ardhme tē afërt.

Shpërndaje në: